Moskë, 120 mijë në protestën anti-Putin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 08:43

 

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në qendër të Moskës, për të shprehur inatin e tyre ndaj mashtrimeve të bëra në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi. 

Ata miratuan rezolutën “për të mos i dhënë as edhe një votë të vetme kryeministrit Vladimir Putin” në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Lideri i protestës, Alexei Navalny i tha turmës që të duartrokiste fortë, për të treguar se rusët nuk do ta tolerojnë më korrupsionin. 

“Unë shoh mjaftueshëm persona këtu për të marrë Kremlinin menjëherë, por ne jemi njerëz paqësorë dhe nuk do ta bëjmë këtë, ende jo”, deklaroi Navalny. 

Protestuesit thonë se zgjedhjet parlamentare të katër dhjetorit, që u fituan nga partia e kryeministrit Putin, ishin të manipuluara, akuza këto që mohoen nga qeveria. 

Një det me protestues ecën përgjatë Sakharov Avenue, disa milje larg Kremlinit, në temperatura të ulëta që shkonin nën zero. 

Tubimet nisën në të gjithë Rusinë, me protestën e parë në qytetin e largët të Vladivostokut. Të paktën 28 mijë persona dolën në kryeqytet, sipas Ministrisë së Brendshme ruse, ndërkohë që organizatorët e protestës thonë se pjesëmarrësit ishin rreth 120 mijë. 

Presidenti Dmitry Medvedev njoftoi reforma politike këtë javë, por për demonstruesit kjo nuk është e mjaftueshme. Ata po kërkojnë një përsëritje të zgjedhjeve. 

Teksa njerëzit po sfidonin temperaturat polare, stafi i kryetarit të bashkisë së Moskës po shijonte një caj dhe ushqime të ngrohta. 
 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.