Bethlehem, përleshen grekët dhe armenët në Kishën e Lindjes

Përleshje kanë shpërthyer midis grupeve rivale të ortodoksëve grekë dhe klerikëve të krishterë armenë, në një luftë për territore në Kishën e Lindjes në Betlehem. Rreth 100 priftërinj përdorën për betejë fshesat me të cilat duhet të pastronin kishën në përgatitje për Krishtlindjet Ortodokse.
Policia palestineze ka ndërhyrë në momentin e duhur, e pajisur me shkopinj gome dhe skafandra për t?i dhënë fund përleshjeve. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në një betejë për dominim, pikërisht në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi.
?Ishte një problem i parëndësishëm që ndodh çdo vit?, sqaroi për Reuters, shefi i policisë së Betlehemit, Khaled al-Tamimi. Sipas tij, askush nuk u arrestua pasi të gjithë ishin njerëz të Zotit. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se ish-ministri palestinez i Turizmit dhe kreu i forcave palestineze në Bregun Perëndimor, u plagosën lehtë.
Por problemi edhe pse minor, sipas policisë, i ka rrënjët thellë në historinë e Betlehemit dhe të Jeruzalemit dhe luftës së pafund për dominim fetar në këto territore.
Ortodoksët grekë dhe armenët administrojnë në mënyrë të përbashkët këtë kishë dhe përplasjet janë të vazhdueshme. E njëjta situatë ekziston edhe në kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem, ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se është kryqëzuar Jezu Krishti.
Albanian Screen
Add new comment