Eurozonë, në rritje “armata” e të papunëve

Postuar në 06 Janar, 2012 08:36

Papunësia në Eurozonë shënoi një rekord të ri gjatë nëntorit, ndërsa krizave e borxheve vazhdoi të thellohej, zbuluan të dhënat zyrtare të publikuara të premten. 

Niveli i papunësisë në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro preku shifrën e 10,3%, një “armatë” prej 16,3 milion njerëzish.

Në të njëjtën kohë, indeksi që shpreh besimin e konsumatorëve në treg regjistroi shifrat më të ulta të dy viteve të fundit. 

”Politikat fiskale më të forta, xhepat e “shtydhur” të konsumatorëve, një krizë që duket se nuk ka fund dhe një rritje më e dobët botërore kanë ndikuar që besimi i konsumatorëve të prekë një pikë tepër të ulët”, shkruhej në raport.

Edhe më shqetësues për Bashkimin Europian si një i tërë është shpërndarja e pabarabartë e nivelit të papunësisë, që shkon nga rekordi 22,9% i Spanjës, në vetëm 4% të Austrisë.

Në një raport paralele, Instituti Europian i Statistikave, “Eurostat”, vlerësoi se prodhimi industrial dhe i manifakturave në kontinent pësoi një rënie prej 2,5%, në krahasim me të njëjtin muaj të 2010-s. Rënia më e madhe u regjistrua në Portugali, me 9,2%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.