Lagarde: Greqia në Eurozonë, 2012-a nuk është fundi i Euros

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, shprehu sigurinë se Greqia do të qëndrojë në Eurozonë dhe theksoi se nuk beson që në 2012-n Euros do t'i vijë fundi, si monedha e përbashkët europiane.
"A do të jetë 2012-a fundi i euros? - Përgjigjja ime është: nuk e besoj! Është e pamundur që njësia monetare të zhduket", deklaroi Lagarde gjatë vizitës së saj në Johanesburg.
Sa i përket Greqisë, shefja e FMN-së shtoi: "Partnerët europianë kanë garantuar dhe konfirmuar vendosmërinë e tyre që ajo të qëndrojë në zonën e euros ".
Lagarde deklaroi se të dhënat për zhvillimin ekonomik botëror do të "rishikohen me një kah zbritës" për 2012-n, duke sqaruar se vlerësimet përkatëse do të publikohen rreth datës 25 janar.
Ajo shtoi se vendet afrikane do të vuajnë, nëse nuk zgjidhet brenda 2012-s kriza e euros. "Vendet do të vuajnë nga katastrofa, nëse nuk vihet nën kontroll kriza e euros", tha drejtoresha e përgjithshme e FMN-së.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment