Shkurtime në pediatri, 'gërshërë' stafit dhe shtretërve

Postuar në 22 Janar, 2012 05:59

Pavioni i pediatrisë në spitalin e Gjirokastrës prej 16 vjetësh funksionon pa repartin e reanimacionit.Edhe pse fluksi në këtë spital nga viti në vit ka ardhur në rritje përsëri aty është shkurtuar numri i shtretërve dhe i stafit mjeksor. Kështu nga 80 shtretër që kanë qenë më parë aktualisht në pavionin e pediatrisë ka vetëm 20 të tillë po ashtu edhe i stafi i infermierëve që shërbejnë aktualisht është i reduktuar.

"Ne kemi pasur edhe ngurtësime në drejtim qoftë nga ministria, duke na hequr reaminacioni e pedatrisë që kemi patur dhe ne kemi rreth 16 vjet që punojmë pa reaminacion. Po mundohemi që ta kompensojmë mungesën e reaminacionit, dhe praktikisht i jemi përgjigjur dhe reaminimit të fëmijëve në raste shumë të rënda", tha Llambi Dilo, Shef i Pavionit të Pediatrisë.

Reparti i pediatrisë në spitali "Omer Nishani" nuk kuron vetëm fëmijët e qytetit të Gjirokastrës por edhe të Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt. Fluksi në repartin e pediatrisë si në verë ashtu edhe në dimër nuk njeh rënie. Në verë janë virozat e stinës dhe fëmijët e emigrantëve që mbushin këtë pavion dhe në dimër temperaturat e ulta në këtë rajon që shtojnë numrin e pacientëve të vegjël. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.