Omonia ngre Komisionin e Regjistrimit për minoritetet

"Omonia" i është kthyer premtimit për të bërë vetëregjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri gjate periudhës qershor-tetor 2012.
Për këtë qëllim në Sarandë është mbledhur Komisioni i Rregjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të proçesit te shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
Procesi i Censusit, sipas krerëve të Omonias, nuk i ofroi komunitetit mundësinë për të rilevuar dinamikën e tij.
Regjistrimi, sipas tyre, do realizohet me metoda bashkëkohore statistikore gjatë grumbullimit të të dhënave ne terren dhe përpunimit të tyre. Zyra e shtypit e "Omonia"-s bënte të ditur se komisioni i regjistrimit ka autorizuar kryetarin Bollano të ndërmarrë veprimet dhe konsulencën e nevojshme.
Ballkanweb.com
Add new comment