Rriten çmimet e konsumit të përditshëm

Postuar në 10 Shkurt, 2012 07:57

Çmimet e shumë artikujve të konsumit të përditshëm në familjet shqiptare janë rritur dukshëm në dy vitet e fundit. Të dhënat nga tregjet e pakicës, që mblidhen nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndryshimet për ushqimet janë të ndjeshme për konsumatorët. Në krahasim janë marrë çmimet mesatare të tregjeve për muajt dhjetor, me një periudhë kohore dy vjeçare. 

Sipas INSTAT, mesatarisht një kilogram bukë në 2009-ën ka kushtuar 83 lekë, ndërsa në dhjetorin e 2011-ës çmimi ishte 106.8 lekë, rreth 24 lekë më shumë. Rritje ka pasur dhe për miellin, që para dy vitesh kushtonte 76 lekë për kilogram, ndërsa aktualisht çmimi mesatar është rreth 20 lekë më shumë. Çmimet kanë pësuar rritje dhe për qumështin, djathin, vajin apo gjalpin. Ndërkohë, rritja mesatare e të gjithë çmimeve ëhstë më e ulët, kjo pasi shumë mallra të tjerë kanë njohur ritje modeste, ose dhe ulje. 

Me disa shembuj të ndryshëm nga krahasimet me të dhënat që përpunon INSTAT tregojhet se çmimi i mishit të, pulës, portokalleve, mollëve, domateve apo dhe shumë frutave e perimeve të tjera kanë rënë. Ndërkohë çmimet në total janë rritur përgjatë dy viteve. Në dhjetorin e 2010-ës inflacioni ishte 2.2 për qind, ndërsa një vit më vonë, në dhjetor të 2011-ës, INSTAT raportoi shifrën 1.7 për qind. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.