FMN: Mbështetje 10 vjeçare Greqisë, i duhet të marrë frymë

“FMN parashikon që periudha e recesionit në Greqi të kalojë në vitin 2013, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi një përfaqësues i Fondit.
“Greqia është ende në recesion dhe po përballet me një klimë shumë të vështirë dhe sfiduese ekonomike”, tha Jerry Rice, drejtor i marrëdhënieve të jashtme të FMN-së, gjatë një konference shtypi në Uashington.
“Recesioni në Greqi do të kalojë brenda vitit të ardhshëm dhe pastaj Greqia do të kthehet në një trajektore të zhvillimit. Jo në një trajektore mbresëlënëse, por realiste”, shtoi ai.
“Do t'i japim hapësirë dhe kohë Greqisë, për të marrë frymë e për të rimarrë vrullin e saj”, tha përfaqësuesi i FMN, por pa folur për shumën e parave, me të cilën do të marrë pjesë Fondi, në marrëveshjen e kredisë së re të mbështetjes për Greqinë.
Z.Rice shprehu synimin e FMN-së për t’i ofruar Greqisë një mbështetje 10 vjecare, që të ketë mundësitë për të përparuar në zhvillimin e saj, duke rifituar dinamikën.
Ai sqaroi se “vendimet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së pritet të merren në mes të marsit, pas përfundimit të procesit të pjesëmarrjes së sektorit privat e publik në ristrukturimin e borxhit grek, duke përsëritur si kusht, se “Greqia duhet të zbatojë detyrimet për të cilat është angazhuar”
Ballkanweb.com
Add new comment