Vrasja e 2 shqiptarëve, protesta sërish në Shkup e Gostivar

Postuar në 01 Mars, 2012 09:17

Në Gostivar dhe në Shkup sot u organizuan dy protesta në shenjë revolte dhe indinjate kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas të martën në qytetin e Gostivarit. 

Në Gostivar, marshi protestues nisi dhe perfundoi në mënyrë të qetë ku mijëra qytetarë shprehën revoltën e tyre kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë. 

Turma e protestuesve nisi marshin nga Gjykata Themelore e Gostivarit, ndërsa perfundoi pranë Stacionit të policisë. Gjatë gjithë kohës jane leshuar thirrje dhe brohoritje me kerkesat per drejtësi dhe dënim të merituar për policin vrasës të dy të rinjve shqiptarë. 

Ndërkohë, edhe në Shkup u zhvillua protesta nën organizimin e Organizatës 'Kundër brutalitetit policor'. 

Mijëra të rinj u mblodhen në shenjë revolte, duke ecur me turmën e qytetarëve nga sheshi 'Nëna Terezë' drejt Parlamentit. 

Në protestë moren pjesë qytetarë të komuniteteve të ndryshme, ndërsa është parë duke valuar flamuri maqedonas, por edhe ai shqiptar nga disa protestues të rinj.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.