Ndryshimet në status, invalidët nesër protestë para parlamentit

Personat e verbër, tetra dhe paraplegjikët si dhe ivalidët e punës, do të protestojnë nesër përpara parlamentit. Për më shumë se një orë, ata do tju kërkojnë deputetëve që të mos votojnë ndryshimet që i janë bërë ligjit për të drejtat e tyre. Ndërkohë që ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin edhe veprime të tjera, nëse nuk do tju jepet një zgjidhje.
Sot në të gjithë vendin numërohen rreth 10000 të verbër, ndërkohë që këtij numri i shtohen dhe disa mijëra persona tetra dhe paraplegjikë si dhe invalidë të punës.
Reagimet e personave me aftësi të kufizuar, kanë nisur pas vendimeve më të fundit të Këshillit të Ministrave, ku hiqet përfundimisht subvencioni për energjinë, telefonin dhe transportin. Tashmë të gjithë do të kenë një kuotë mujore të përcaktuar nga qeveria.
Albanian Screen
Add new comment