Superheroi Michael Douglas

Të dielën Michael Douglas fitoi çmimin Golden Globe për rolin e tij si Liberace në filmin televiziv “Behind The Candelabra” dhe tashmë vjen një tjetër lajm i mirë për aktorin veteran.
69-vjeçari është përzgjedhur nga Marvel Studios për të qenë protagonisti kryesor në filmin Ant-Man (Njeriu-Milingonë), film që është programuar për t’u shfaqur në 31 korrik 2015.
Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, shprehu lumturinë e tij që dy herë fituesi i çmimit Oscar do të jetë pjesë e filmit: “Personazhi Hank Pym (Njeriu-Milingonë) ka një histori të pasur në novelat grafike të Marvelit dhe e dinim që na duhej një aktor i madh për ta interpretuar atë. U lehtësuam shumë kur Michael Douglas pranoi propozimin tonë.”
Në këtë film, që do të ketë regjinë e Edgar Wright, do të interpretojë edhe aktori Paul Rudd.
Add new comment