Michele mbush 50 vjeç, ndërsa mediat flasin për një divorc me Barack

Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama, mbushi 50 vjeç ditën e premte. Për të festuar ditëlindjen e saj, në Shtëpinë e Bardhë është organizuar një festë e madhe.
Por, ky 50-vjetor duket se nuk është shumë i lumtur për Michele.
Të paktën kështu pretendojnë mediat rozë në Amerikë.
“National Esquire” shkruan se Michele do të ndahet nga Barack Obama në fund të mandatit të tij si president.
Sipas kësaj gazete, shkak për këtë vendim të Michele janë bërë tradhtitë e shumta të presidentit amerikan, të cilat janë fshehur nga truprojat e shërbimit.
Edhe më parë mediat rozë në Amerikë kanë spekuluar mbi një ndarje të mundshme mes Michele dhe Barack.
Por, deri më tani gjithçka ka rezultuar e rremë.
Add new comment