Rihanna: Nuk kam dashur të bëhem e famshme.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 13:32

Superylli i muzikës, Rihanna, thotë se ajo kurrë nuk ka dashur të bëhet e famshme.

Krijuesja e hitit “Umbrella” bëri famë herët gjatë jetës së saj, pasi nënshkroi marrëveshjen e parë muzikore me Def Jam në moshën 17 vjeçe.

Por Rihanna, e cila të enjten (20 shkurt) mbush 26 vjet, ka zbuluar se të bëhet e famshme ndërkombëtarisht, kurrë nuk ka qenë qëllim i saj – por e gjithë për të cilën ajo interesohej ishte muzika.

“Unë kam kënduar shumë si fëmijë. Shumë. Kam praktikuar shumë si të manovroj me zërin tim. E dua këndimin. E dua, dhe kjo nuk më duket vetëm si një punë e përditshme. Kjo është një mënyrë shprehjeje”.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem e famshme. Unë vetëm kam dashur që muzika ime të dëgjohet në të gjithë botën. Pastaj kjo ndodhi dhe fama erdhi bashkë me të. Unë nuk mund të mësohem me të”, ka thënë ajo revistën Vogue.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.