Album i ri nga Michael Jackson.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:37

Një album i të ndjerit Michael Jackson që do të përmbajë tetë këngë të reja, do të lansohet në muajin maj.
Albumi me titull “Xscape” do të përmbajë këngë të incizuara nga Mbreti i muzikës pop, e që nuk janë publikuar kurrë më parë.

“Michael ka lënë pas vetes disa realizime muzikore, të cilat kemi nderin t’i prezantojmë përmes vizionit muzikor të producentëve, me të cilët ai ose ka punuar drejtpërdrejtë ose ka shprehur dëshirë të madhe që të punojë me ta”.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të nderuar që po ia prezantojmë botës këtë muzikë”, ka deklaruar shefi i shtëpisë incizuese, L.A. Reid.
Producenti kryesor i albumit është Timbaland, ndërsa në të kanë punuar edhe Rodney Jerkins, Stargate, Jerome 'Jroc' Harmon dhe John McClain.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.