Si funksionon pajisja e SHBA-ve për shkatërrimin e armëve kimike?

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:38

Ka tre teknologjive kryesore për shkatërrimin e armëve kimike: djegie, neutralizimi me temperaturë të ulët dhe teknologjia shpërthyese për shkatërrimin e municioneve të mbushura. Në Shqipëri është përdorur metoda e shpërthimit, ndërsa me shumë gjasa për armët kimike të Sirisë, nëse ato do të shkatërrohen në vendin tonë, do të përdoret teknologjia amerikane. Kjo teknologji që njihet si “Fusha e transportueshme e sistemit të hidrolizës” (FDHS ) është projektuar nga ushtria amerikane dhe Qendra Biologjike në Maryland.

Sipas Qendrës Kimiko- Biologjike Edewood, ky sistem është i lëvizshëm dhe i projektuar për të shkatërruar agjentët kimike luftarakë në masë. FDHS neutralizon agjentët kimikë nga përzierja e tyre me ujë dhe reagentë të tjerë si hidroksid natriumi dhe hipoklorit natriumi dhe pastaj i ngroh ato për të prodhuar komponimet që nuk janë të përdorshme si armë . "Ky proces ngrohje dhe përzierje lehtëson reaksionet kimike dhe besohet se ka efikasitetin e shkatërrimit gjer në masën 99,9 për qind. Drejtuar nga një ekuipazh prej 15 teknikë, ky sistem ka mundësi të neutralizojë 5 deri në 25 ton kimikate në ditë.

Në zemër të këtij procesi është sistemi i hidrolizës , një reaktor titani me një kapacitet prej 8328 litra si dhe një reaktor shtesë për të rritur numrin e xhirove. Ventilimi i punës realizohet nga sisteme të filtrimit kimik që ofrojnë shkëmbimet e ajrit dhe heqjen e çdo avulli vdekjeprurës dhe tymi. Stacioni kundër ndotjeve të personelit ( PDS ), siguron një hyrje dhe dalje të kontrolluar nga zona e operacioneve . Ai gjithashtu shërben edhe si ndihmës për ekipet e reagimit emergjent për të hyrë në rast të ndonjë rrjedhje kimike ose derdhje. Agjentët kimikë janë të ndarë në dy grupe të mëdha të përcaktuara nga efektet e tyre tmerruese mbi njerëzit dhe kafshët. Kategoria e parë ,grupi G, përfshin agjentët nervorë , Soman, Sarin dhe Tabun VX . Kategoria e dytë përbëhet nga agjentët e ashpër Lewisit dhe gazi prej squfuri mustard.

FDHS mund të çmontojë të dy kategoritë dhe gjithashtu komponentët që shkojnë për të bërë ato. Për të realizuar analizat e sakta për verifikimin e elementëve kimikë dhe kontrollimin pas shkatërrimit të tyre është ndërtuar edhe laboratori brenda një strukture 6 metra të gjatë, i pajisur me spektrometra gazi, dhe një gamë të tërë të pajisjeve të sofistikuara për analizën dhe menaxhimin e të dhënave. Sistemi FDHS, gjithashtu përfshin një sistem për të ngrohur shpejt ujin deri në 90 ? C ( një kërkesë në proceset e nxjerrjes nga përdorime të caktuara të gazit sulfurik mustardë ) , objektet e magazinimit për reagentët , pompa, kompresorë , rezervuarë dhe gjeneratorët elektrik për të mundësuar të gjithë operacionin. Ushtria amerikane gjithashtu ka qasje në dhomat e shpërthimit të lëvizshme , të tilla si shpërthyesi i transportueshëm Dhoma T – 30 , që mund të përdoret në lidhje me këtë sistem në fushën e shkatërrimit të armëve kimike.

Procesi

1- Frymëmarrja përmes kompresorëve të ajrit Së pari brenda një kontenjeri janë të vendosur edhe kompresorët të cilët furnizojnë me ajër mjedisin ku punon stafi për të rritur sigurinë gjatë procesit

2 - Stacionit kundër ndotjeve të personelit ( PDS ) Operatorët hyjnë dhe dalin nëpërmjet një strukture që nuk lejon ndotjen. Në rast se do të nevojitet një reagim në rast emergjente, personeli duhet të jetë i përgatitur për të hyrë në zonën e operacioneve brenda rrethimit

3 – Sistemi i filtrimit të agjentëve kimikë ( CAFS) Sistemi 5600 QMF i filtrimit të agjentëve kimikë ofron ventilim gjatë procesit në sistemin e mbyllur. Sistemi përmban një para - filtër, efikasitet të lartë para- filtër ( HEPA), filtra të dyfishtë me shtrat karboni dhe një filtër të mesëm (HEPA) që parashikon shkëmbime të ajrit dhe largim të mbetjeve të rrezikshme para lirimit të avullit në mjedis.

4 . Sistemi i hidrolizës Procesi arrin që të shkatërrojë deri 99,9 për qind të lëndës. Reaktori prej titani ka një kapacitet 8327.9 litra dhe arrin të shkatërrojë nga 5 deri në 25 ton në ditë. Bordi ku magazinohen agjentët kimikë mund të mbajë 1249 litra.

5-6. Pompa e ujit, rezervuari i ujit Një depozitë uji 15141 litroshe qarkullon ujë për ngrohje të sistemit.

7. Sistemi i kompresorëve të ajrit Një sistem kompresorësh ajri shtyn ajrin tek pompat e energjisë në qendër të hidrolizës zhvendoset jashtë sistemit të tubacioneve dhe ventilon reaktorin , rezervuarin, magazinat e agjentëve kimikë si dhe kontenjerët e mbeturinave.

8. Kontejnerët e mbeturinave Procesi i neutralizimit prodhon mbetje 5 deri në 14 herë më pak nga vëllimi i materialeve kimike të trajtuara.

9. Reagentët Uji, hidroksid natriumi ( NaOH ) dhe hipoklorit natriumi ( NaOCI ) janë të nevojshme për neutralizimin e materialeve kimike dhe dekontaminimit të komponentëve të sistemit . Sistemi përdor përzierjen dhe ngrohjen për të lehtësuar reaksionet kimike me reagentët, të cilat optimizojnë xhiron me një efikasitet shkatërrimi deri në 99,9 për qind .

10. Ngrohësi i ujit dhe shpërndarësi i energjisë Një kontenjer 6 metra është i ndarë në dy pjesë, një shpërndarja e energjisë dhe në anën tjetër ngrohësi . Këto ngrohje janë të dizejnuara për të ngrohur ujë deri në 90 gradë Celsius me shpejtësi.

11. Laboratori Laboratori përfshin një njësi të kontrollit mjedisor, trajtimin mostër dhe aftësinë e magazinimit, sistemet analitike, ruajtjen e të dhënave.

12. Gjeneratorët Tre gjeneratorët 300 KW të zakonshëm sigurojnë energji elektrike në vend. Automatikisht sigurohet ruajtja e fuqisë së gjeneratorëve.

13. Ruajtja/Kontenjerët e furnizimit Të gjitha komponentët e sistemit janë projektuar që të përshtaten për t’u magazinuar në kontenjerë transporti 6 metra.

"Qeveria ta trajtojë me seriozitet çështjen"

Përkundër zërave të deputetëve të Partisë Demokratike që janë shprehur haptas kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, kryetari i kësaj force, Lulzim Basha tregohet më i rezervuar. Në një intervistë të dhënë për median gjermane DW, Basha i bën thirrje qeverisë shqiptare që ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë.

“Gjithçka që kjo qeveri ka bërë në këto shtatë javë, opozita shqiptare është tërësisht e painformuar për gjithçka që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aleatëve për këtë çështje, madje informacionet opozita shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk i ka nga kanalet zyrtare, siç duhet të jetë qoftë edhe konfidenciale për çështje të sigurisë kombëtare, por i ka nga organet e huaja të shtypit. Prandaj ne presim nga qeveria shqiptare që pikë së pari ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë pse jo dhe para opozitës shqiptare. Kjo do të thotë që për çdo propozim, që ka marrë apo që mund të marrë, të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese me opozitën dhe me publikun në tërësi, të jetë një proces, ku të diskutohet pa asnjë ngurrim anët pro dhe anët kundra, çfarëdo lloj vendimmarrje për këtë çështje dhe sigurisht të jetë koherente”, theksoi deputeti Lulzim Basha. Ndërsa gjatë protestës së organizuar nga shoqëria civile dje para godinës së Këshillit të Ministrave, është bashkuar edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi dhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda. Kjo e fundit u shpreh: "Faleminderit për këtë organizim madhor. Si nënë, si grua, si qytetare i them jo importit të armëve kimike. Të gjithë duhet ta përkrahin këtë nismë.

Të protestojnë edhe deputetët e Parlamentit të Shqipërisë”. Ndërkohë ambientalistët shprehen kundër importit të mbetjeve. Ndërsa vuri në dukje vendimin e qeverisë për ndalimin e importit të plehrave,ambientalisti Lavdosh Ferruni theksoi se shqiptarët janë kundër importit të lëndëve kimike në Shqipëri. “Ne sapo po përgatiteshim për të festuar përfundimin me sukses të aksionit për ndalimin e importit të plehrave, ndërsa tani duan të sjellin armët kimike të Sirisë. Ne jemi kategorikisht kundër sjelljes së tyre. Ne nuk kemi territor për ti shkatërruar këto armë kimike, nuk kemi asnjë mundësi që në Shqipëri të sillen këto lëndë kimike”, tha Ferruni.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.