Mjekës, protestojnë banorët

Postuar në 10 Nëntor, 2013 15:13

Dhjetëra banorë të fshatit Mjekës të komunës Shirgjan të Elbasanit protestuan mesditën e së dielës me moton “Larg amët kimike nga Mjekësi”.

Shqetësimi i banorëve ka nisur pas lajmeve në media se demontimi i armëve kimike të Sirisë mund të bëhet në Uzinën e Demontimit të Lëndëve Plasëse në fshatin e tyre.

Banorët janë shprehur të shqetësuar jo vetëm për mundësinë e aksidenteve gjatë këtij procesi, por edhe të përhapjes në ajër të lëndëve toksike që çlirojnë këto armë.

Banesat e tyre janë pranë murit rrethues të Uzinës së Demontimit dhe banorët i tremben
Armët kimike
Më 15 nëntor, vendimi për armët kimike
Armët kimike siriane në Shqipëri
Zërat pro armëve kimike
një tragjedie si ajo e Gërdecit.

“Do të ngrihemi të gjithë për t’i bërë thirrje Parlamentit të mos e pranojë këtë kërkesë. Këtu nuk është vend mbeturinash. T’i shkatërrojnë ku të duan, por jo tek ne”, thonë banorët.

Banorët i kanë kërkuar qeverisë që të mos përfshijë fshatin e tyre nëse merr një vendim për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri, pasi thonë se nëse një gjë e tillë ndodh, ata nuk do t'i ndalin protestat dhe do të bllokojnë rrugën që të çon në uzinë.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.