Pak konspiracion: Këshilltari i Berishës, pjesë e urdhrit që sundon botën

Alfred Çako, ish-kandidat për deputet në listën e Korçës nën siglën e FRD-së, thotë se këshilltari amerikan i Berishës është pjesë i një urdhri okult që kontrollon botën. Në një intervistë për GSH, Çako, pronar i një shtëpie botuese që ka nxjerrë në treg një sërë librash ku trajtohen teoritë konspirative, flet rreth librit të tij “Skull&Bones: urdhri që kontrollon botën”.
“Ky urdhër okult, i themeluar në 1832 me 15 studentë të vitit të fundit të Universitetit të Yale-s, me kalimin e disa dhjetëvjeçarëve do të shtinte në dorë majat e aktivitetit politik dhe ekonomik të SHBA dhe më pas të gjithë planetit tonë. Pa dijeninë dhe vendimarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marrë OK e përfaqësuesve të këtij grupi, nuk mund të ecin mbarë punët në shumicën e vendeve në Euroazi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Rusi etj.
Tetë vitet e qeverisjes së PD në Shqipëri, veç ambasadës së SHBA në Tiranë, personi që ndiqte interest e këtij grupi që kërkon të vendosë Rendin e Ri Botëror, ose thënë ndryshe grupit që është në ndërtim e sipër të “Kullës së fundit të Babeli”, ka qenë Tom Ridge, i dërguari special si këshilltar i kryeministrit Berisha”, thotë Çako.
Dita
Add new comment