Naço i propozon KLD procedim disiplinor për 7 gjyqtarë

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:45

Shtatë gjyqtarë pritet t'i nënshtrohen kërkesës për procedim disipilinor pas ankesave të qytetarëve se ata kishin zvarritur procesin gjyqësor tej çdo afati dhe se kishin shkelur etiken. Në një kohë që Ministria e Drejtesise ben me dije se keta gjyqtare jane ne detyre ne Gjykatat e Shkalles se pare Tirane, Shkoder, Elbasan, Korcë dhe Kruje, KLD bën me dije se kerkesat e ministrit te Drejtesise Nasip Naço per procedim disipilinor do te shqyrtohen nga anetaret e KLD ne mbledhjen me te afert.

Por KLD nga ana e saj kembëngul se nga shtate procedimet qe kerkon ministri Naço, gjashte prej tyre jane propozime te referuara ne kete ministri nga vete Keshilli, pasi inspektoriati i KLD-së ushtroi nje kontroll ndaj 14 gjyqtareve per te cilet qytetaret jasne ankuar muajt e fundit.

KLD thote se duke qene se per 12 ankesa te verifikuara u konstatuan shkelje, materialet iu derguan menjehere ministrit te Drejtesise per fillimin e procedimit disiplinor, si i vetmi organ qe mund te inicioje procedim disiplinor ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne nje raport te publikuar nga ky institucion thuhet se sipas ankesave te qytetareve ne KLD-së 67 gjyqtare te Shkalles se Pare dhe Apelit pas konstatimit te parregullsime u eshte terhequr vemendje me shkrim per shkelje te lehta si ardhja me vonese ne detyre, fillimi me vonese i procesit ose per sjellje arrogante me palet.

KLD thote se 325 ankesa te shtetasve jane arkivuar pasi jane te pabazuara per shkak se objekti i ankeses eshte jashet kopetences se KLD ose jane ankesa qe mund te ndiqen nga shtetasit ne rruge ankimore ne Gjykaten me te Larte e per kete Inspektoriati i KLD-së nuk mund te nderhyje. Ne baze te kesaj praktike thote KLD ne thote ky institucion i kemi derguar per 2013 prokurorise pese emra gjyqtaresh per te cilet ka kompetence per hetime vetem organi i akuzes.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.