Berisha: Basha kreu i PD me të gjitha atributet, pyetja e Arvizu, e pamend

Postuar në 19 Nëntor, 2013 15:59

Berisha komenton 60 ditë qeveri të majtë: Meta-Rama po instalojnë shtetin policor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot gazetarët për të bërë një analizë të 60 ditëve të para të qeverisë Rama, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se së bashku me Metën po instalojnë në vend një shtet të egër policor.

Sipas Berishës, Rama e ka mbushur policinë me mercenarë që nuk pyesin për ligjin dhe kushtetutën, por vetëm për urdhrat e kryekreut Rama.

“Ku po shkojmë? A po ecim drejt konsolidimit të standardeve të shtetit ligjor? A po bëjmë përpjekje të përbashkëta si forca politike për të merituar vendimin në Bruksel dhe hapjen e dyerve për vendimet e tjera? Si ish-president, ish-kryeministër dhe si deputet jam këtu për të shprehur shqetësimin tim të madh se në mënyrën më të habitshme nuk po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian, por drejt shtetit policor, rruga e vetme që Edi Rama di të ndërtojë. Sot në Shqipëri gjenden policë të shndërruar në mercenarë që s’pyet për ligjin, vendin, Kushtetutën, por vetëm vullnetin paranojë të kryenoterit, kryeprokurorit, kryepolicit, kryehetuesit Edi Rama”, tha Berisha.

Berisha: Basha kreu i PD me të gjitha atributet, pyetja e Arvizu, e pamend

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në zyrën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha foli dhe për protestën kundër armëve kimike, të cilën e vlerësoi si historike

Ai akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike.

“Protesta nuk kishte asnjë mesazh anti-amerikan. Nuk mund të them me shumë siguri por kjo është gjenerata më pro amerikane. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare dhe është një fat i madh që kjo gjeneratë e tregoi veten. Rama gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike”, tha Berisha.

Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvziu në Top Story, lidhur me faktin se kush është në realitet kreu i PD, Lulzim Basha apo Sali Berisha, ish-kryeministri deklaroi se Lulzim Basha është kreu i PD me të gjitha atributet dhe e cilësoi pyetjen e ambasadorit amerikan, Arvziu si një pyetje të pamend.

“Të pyesësh për këtë është njësoj si të pyesësh nëse PS e drejton Edi Rama po Vali Bizhga”, tha Berisha.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.