Statusi i kandidat në dhjetor, tre ministra në Bruksel

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:21

Ndërsa mbeten vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, tre ministra të kabinetit “Rama” zbarkojnë në Bruksel për të lobuar për një përgjigje pozitive.

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare.

Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.

Vizata e tre ministrave të kabinetit “Rama”, është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur do të merret vendimi nga shtetet anëtare të BE-së nëse Shqipërisë do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.