Rama: Gjithëpërfshirja, koncepti bazë në rastet e ndërhyrjeve kushtetuese

Postuar në 22 Nëntor, 2013 03:58

Kryeministri Rama mori sot pjesë në një konferencë të mbajtur nga Gjykata Kushtetuese me rastin e 15-vjetorit të saj. I pranishëm në aktivitet krahas presidentit Nishani dhe ambasadorit të BE-së, Sequi, Rama mbajti një fjalim të shkurër.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në BE dhe pas 15 vjetësh kur afrimi me BE impononb një tërësi standardesh sjellje që bien ndesh me standardet e sjelljes që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë tonë, pyetja se a duhet ndryshuar Kushtetua, duhet parë me kujdes.

Përvoja na ka mësuar që përgjigjen për këtë pyetje të mos e gjejmë te politika, por duke u nisur te konstitucionalistët.

Në cdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të stabilitetit dfhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë. Nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak apo politikisht i njëanshëm.

E çmoj sot përvjetorin e Kushtetutës si mundësi për të diskutuar mbi historinë e saj, të mirat dhe të metat, ato çka na ka garantuar dhe çfarë ne nuk kemi mundur t’i garantojmë asaj”, tha Rama.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.