Sequi: Reforma në administratë e rëndësishme, por nuk duhet politizuar

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka deklaruar se reforma në administratën publike është shumë e rëndësishme në një shtet demokratik, ndërsa shtoi se nga ana tjetër administrata duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e politizuar.
“Interesi rreth kësaj çështjeje është mjaft i madh. Kolegët në Bruksel do të jenë mjaft të angazhuar me reformën në administratën publike. Reforma ka një rëndësi shumë të madhe për cilësinë e shërbimeve para qytetarëve dhe administrata publike duhet të jetë e qëndrueshme, e paanshme dhe e papolitizuar”, tha Sequi.
Deklarata e Sequi u bë gjatë një takimi në fokus të të cilit ishte pikërisht reforma në administratë gjatë të cilit ministrja e Inovacionit, Milena Harito deklaroi nga ana e saj se qeveria është e angazhuar për transformimin e administratës publike në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
Shqip
Add new comment