Shtet i se drejtes apo shtet policor

Diten e djeshme patem deklaraten e Rames mbi shkrirjen e INUK-ut dhe rikrijimin e nje strukture te ngjashme brenda Ministrise se Brendshme. Ne komentuam ketu ne Billboard mbi kete nisme qe nuk duket me e gjetura. Kjo nisme vjen pas disa nderhyrjesh te njepasnjeshme te Rames te cilat perqendrojne disi me shume pushtet ne duart e tij ose te ministrit Tahiri.
Ne oret e vona u shpreh dhe Berisha duke akuzuar drejtepersedrejti Ramen per krijimin e nje shteti policor. Sic duket Berisha ka harruar 21 janarin dhe cfare vijoi pas asaj dite te zymte...
Por duke parasysh qe ne shume komente online vihet re nje keqkuptim i shtetit te se drejtes dhe shtetit ligjor (apo policor) mendojme se eshte e udhes te bejme nje sqarim te shkurter historik:
Shteti i se drejtes (origjina e fjales gjendet tek gjuha gjermane ne fjalen Rechtsstaat e perdorur ne jurisprudencen gjermane ne shekullin XIX) eshte ajo forme shteti qe garanton respektimin e te drejtave dhe lirise se njeriut, se bashku me garantimin e shtetit social. Shteti i se drejtes fillon dhe pranohet nga fundi i absolutizmit dhe koincidon me stabilizimin e borgjezise midis shekujve XVIII-XIX. Ne nivel ligjor shpallja e shtetit te se drejtes vjen si kundershtim i plote i shteti totalitar. Si nismetar mund te quajme revolucionin anglez te luftuar kunder absolutizmit te dinastise Stjuart, periudhe kjo qe mbart nje sere dokumentash te rendesishem si Bill of rights, Habeas Corpus, Act of Settlement. Stabilizimi i idese se plote te shtetit te se drejtes haset midis revolucionit amerikan dhe atij francez.
Ku qendron esenca e shtetit se drejtes? Tek fakti qe vet shteti duhet te veproje i kushtezuar nga ligjet ne fuqi. Me pak fjale nje shtet i bazuar ne nje ligj te pare, Kushtetuta, dhe ligjet qe vijojne bazuar mbi te.
Ne sensin formal kjo sjell: ndarjen e pushteteve, principin e ligjshmerise (cdo organ shteteror vepron bazuar mbi ligj dhe pushteti nuk ushtrohet arbitrarisht), jurisprudence ordinare dhe administrative.
Nderkohe, shteti policor permendet per here te pare ne 1851, ne Austri. Termi Polizeistaat hyri ne perdorim edhe ne anglisht gjate viteve '30 kur qartasi numri i ketyre shteteve po shtohej. Duke qene se ne kohe "emergjencash kombetare" (a jane ndertimet pa leje nje emergjence kombetare???) eshte e veshtire te besh dallim midis lirise se qytetarit dhe sigurise kombetare, shpesh eshte e komplikuar te cilesosh nje shtet si te tille. Eshte historia ajo qe i jep vulen ne forme definitive.
Kemi edhe termin electronic polic state qe pershkruan nje qeveri e cila perdor agresivisht instrumentat elektronike (e teknologjike ne pergjithesi) per te mbledhur, organizuar, kerkuar dhe shperndare prova kundra qytetareve te saj.
Shembujt ka plot dhe fatkeqesisht nuk jane nder me te bukurit e historise se njerezimit: Bashkimi Sovjetik, Gjermania Lindore, Gjermania Naziste, Afrika e Jugut ne periudhen e Aparteidit, Kili i Pinochet, Kuba dhe Korea e Veriut akoma deri me sot.
Redaksia e ResPublica

Add new comment