Kamëz, banesa shpërthehet me eksploziv 2 herë brënda 3 javëve.

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Brënda tre javëve banesa e shtetasit Ivzi Cani e ndodhur përballë bashkisë dhe komisariatit të policisë së Kamzës, është sulmuar për të dytën herë me lëndë eksplozive. Ashtu si edhe para tre javësh, më 22 tetor, godina 2-katëshe pësoi dëme materiale, por ende pa një autor, edhe mbrëmjen e sotme nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Lënda eksplozive e shpërthyer me telekomandë ishte vendosur në derën e banesës, ndërsa si pasojë e shpërthimit dëme materiale kanë pësuar edhe zyrat e një banke të nivelit të dytë.
Shkak i vendosjes së tritolit dyshohet të ketë qenë një konflikt mes vëllezërve Cani për motive pronësie, të cilët pretendojnë të marrin një pejsë të parave nga me qira e katit të parë të godinës.
Forcat e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Add new comment