Tiranë, plagoset me thikë Florenc Hoxha, drejtori i INUV

TIRANË – Florenc Hoxha, drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në kryeqytet është plagosur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në Farkë.
Mësohet se Florenc Hoxha është goditur me thikë dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Mjekë të këtij spitali bëjnë me dije se Hoxha ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë nga burime policore mësohet se autori është I.Veliaj dhe po punohet për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Sipas policisë Hoxha i cili ndodhej në lokalin ku ka ndodhur ngjarja i shoqëruar me persona të tjerë është konfliktuar me autorin i cili e ka goditur me thikë dy herë duke i shkaktuar plagë në trup, por fatmirësisht duke mos vënë në rrezik jetën e tij.
Add new comment