Ronaldo, 100.000 euro vetëm për ruajtjen e makinave.

Postuar në 07 Gusht, 2014 09:15

Futbollisti më I pasur I vitit 2013, Cristiano Ronaldo përveçse blen makinat më luksoze, ai shpenzon shuma maramëndëse për ruajten e tyre.

Mësohet se futbollisti I Realit të Madridit, paguan 100.000 euro në vit vetëm për ruatjen e makinave që mban në garazh.

Po të hapësh garazhin e Ronaldos, gjen një Bugatti, një Lamborghini, një McLaren MP4-12C, një Maserati cabrio, një Aston Martin DB9, një Ferrari 599, një Continental Bentley dhe një Rolls Royce Phantom.

Ylli portugez, paguhet nga Real Madrid rreth 47.000 euro në ditë, pra Ronaldos I mjaftojnë vetëm 2 ditë për të mbuluar shpenzimet për ruajtjen e makinave të tij luksoze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.