Inspektori i Mjedisit në gjyq, s'i vinte gjoba kompanisë e merrte lekë

DURRES - Prokuroria e Durrësit ka mbyllur dosjen për kreun e Inspektoratit Mjedisor të këtij qyteti, si dhe një inspektor, pasi akuzohen për “korrupsion pasiv”.
Genci Balla dhe Eduart Bejko sipas hetimeve të prokurorisë i merrnin një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mosaplikimit të masave administrative gjobë për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij.
Gjithashtu, së bashku me dy drejtuesit e Inspektoratit të Mjedisit Durrës, Prokuroria ka dërguar për gjykim shtetasen Dorina Nikolla, e akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”, e cila dyshohet se ishte personi që kryente ndërmjetësinë mes administratorit të kompanisë private dhe dy zyrtarëve publikë.
Nga hetimi rezulton se dy punonjësit merrnin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.
Add new comment