Lushnjë, familjet në nevojë prej 4 muajsh s’marrin ndihmën ekonomike

Historia me familjet që marrin ndihmë ekonomike po përsëritet sërish këtë fundvit, pasi ajo nuk është shpërndarë prej 4 muajsh në Lushnjë. Edhe pse qeveria premtoi që në 2014-ën nuk do të kishte më prapambetje të dhënies së ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë, fenomeni vazhdon të përsëritet. Rreth 800 familje që përfitojnë përkrahje ekonomike në qytetin e Lushnjës prej 4 muajsh nuk e marrin atë.
Qytetarët janë dyndur në bankën ku ndihma ekonomike shpërndahet, pasi sipas bashkisë dega e thesarit kishte kaluar një muaj të kësaj ndihme. Vetë përfituesit e ndihmës shprehen se janë mbuluar në borxhe, pasi ndihma ekonomike nuk iu është dhenë në kohë.
Çdo fundviti dhënia e ndihmës ekonomike ka qenë një problem për kategoritë në nevojë, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria për muaj me radhë nuk e merrnin atë, duke i rënduar tej mase barrën e borxheve që marrin për të jetuar.
Add new comment