Rriten tarifat, pasaportat 1500 lekë kartat e identitetit 300 lekë më tepër

Postuar në 22 Nëntor, 2014 04:22

Shqiptarët, që do të aplikojnë nga 1 Janari i vitit 2015-s për  karta të reja identiteti dhe pasaporta biometrike do t’u duhet të paguajnë më shumë. Letërnjoftimet do të kenë element shtesë sigurie, por edhe do të mundësojnë përfitimin e shërbimeve publike elektronikisht.

Nga 1 janari, shtetasit shqiptarë do të paguajnë 1 500 lekë për kartat e identitetit dhe 7 500 lekë për pasaportat biometrike. Kuponët e rinj me tarifat e reja do të jenë në shitje nga 1 janari i vitit të ardhshëm ndërsa kuponët ekzistues do të mund të përdoren deri me 30 dhjetor.

Pas kësaj date, kuponët e blerë për karta identiteti apo pasaporta biometrike nuk do të jenë të vlefshme, çka nënkupton se me kuponët aktualë nuk do të mund të përfitosh kartën dhe pasaportën e re biometrike pas 1 janarit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.