Shkodër, OSHEE kontrolle gjatë natës; 130 personat e ndaluar

Postuar në 27 Janar, 2015 07:59

Kjo është arsyeja që prej një jave OSHEE, me mbështetjen e policisë bën kontrolle gjatë natës pranë abonentëve që tentojnë të rilidhin energjinë. 

Dhjetëra persona janë arrestuar ndërkohë me akuzën e vjedhjes së energjisë, ndërsa më të shumta janë rastet e lidhjeve të dyta me rrjetin që bëjnë pronarët e dyqaneve apo banesave. 

Elektricistët e OSHEE kontrollojnë çdo lidhje nëse është e ligjshme dhe në rastet kur konstatojnë shkelje është policia ajo që shoqëron autorët e vjedhjes. Këto lloj kontrollesh po bëhen prej një jave në këtë qytet. 

Drejtori i OSHEE në Shkodër, Gledis Çeliku shprehet se vetëm gjatë këtyre ditëve janë konstatuar 29 raste rilidhjeje të energjisë, ndërsa që nga fillimi i aksionit janë proçeduar penalisht 130 persona dhe arkëtimet janë rritur me 30 për qind. 

“Vetëm në katër netët e fundit janë 29 rastet e proçedimeve penale, ndërsa arrestimet janë 130 që kur nisi aksioni në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Këto janë biznese, familjarë dhe individë”, deklaroi Çeliku. 

Në gjithë qytetin e Shkodrës janë duke vepruar në terren katër grupe të OSHEE-së, katër grupe të shërbimeve të policisë së rendit dhe dy grupe hetimore. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.