Beyonce shpërthen në lot kur përqafohet me burrin dhe vajzën në skenë
Beyonce ka dhënë performancën më të bukur të jetës së saj natën e mbrëmshme në MTV Video Music Awards.
Këngëtarja që hapi numrin e saj me “Mine”, e shoqëruar me kërcimtarët dhe e veshur me kostumin e saj ekstravagant, magjepsi të pranishmit duke mbajtur fort titullin “Mbretëreshë”.
Ajo mori dhe çmimin Vanguard Awards ku iu prezantua nga bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Jay Z.
Ai sëbashku me vajzën e vogël Blue hipën në skenë ku u përqafuan dhe u puthën me Beyonce, ku ajo u emocionua duke shpërthyer në lot.
Çifti ka treguar se zërat për një divorc të tyre janë vetëm sajime teksa kanë shkëmbyer një puthje në buzë.
Add new comment