Arrestohet Justin Bieber.

Postuar në 03 Shtator, 2014 07:22

Justin Bieber është arrestuar me akuzat e agresionit dhe drejtimit me rrezikshmëri të mjetit, që janë ngritur pas një dyluftimi të dyshuar, të ndodhur pas përplasjes së mjetit të tij ATV me një minifugon në Kanada, të premten, bëri të ditur një zëdhënës i policisë për CNN, këtë të martë.

Incidenti i dyshuar ka ndodhur në një nga rrugët e Perth County, Ontario, një komunitet ku 20-vjeçari Bieber ka jetuar kur ishte fëmijë.

“Hetimet kanë zbuluar se pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ATV dhe drejtuesi i minifugonit u përfshinë në një dyluftim fizik”, tha zëdhënësi i Policisë së provincës së Ontarios, Kees Wijnands.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bieber refuzoi të komentonte në lidhje me ngjarjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.