Ish-guvernatori qorton guvernatorin

Postuar në 21 Shtator, 2011 05:30

Në një intervistë dhënë së përditshmes Tema, Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, kritikon pasardhësin e tij në atë post, Ardian Fullanin. Mëkati më i madh i këtij të fundit, sipas Canit, është “vetflijimi i pavarësisë”. Në fakt, nuk është hera e parë që nënvizohet dukuria e nënshtrimit të Bankës ndaj arrogancës së egzekutivit deri në pikën, që Banka vetë nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka konfirmuar e ndjekur “politikat monetare të qeverisë”. Ky nënshtrim “është një goditje e madhe që i është bërë veprimtarisë së deritanishme dhe që i bëhet veprimtarisë së ardhshme të këtij institucuoni”, thotë Cani. Dhe më poshtë shpreh bindjen e vet se, nëse Banka nuk do të ish kthyer në vasale e qeverisë, në shkelje të ligjit që rregullon e garanton funksionimin korret të saj, “ne sot do të kishim interesa më të ulta për kreditë, që secili prej nesh ka marrë, do të kishim deficit e borxh më të ulët, e për më tepër të kontrolluar, do kishim shërbime bankare më eficiente, më të larmishme, e me kosto më të ulët”, etj, etj.

Nuk është hera e parë që ish-guvernatori bën kritika të forta në adresë të guvernatorit.

E.G

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.