Greqia bëhet gati të shtrëngojë dhe njëherë rripin

Greqia ka kohë që ka thëthitur vëmendjen e të gjithë botës, e sidomos Europës. Kriza e saj rezultoi të jetë më e thellë se sa mendohej, e rrjedhimisht po zgjat duke marrë formën e nëj kalvari. Nuk është vetëm fati i Greqisë në lojë, të cilën ka kohë që e asocjojnë me fjalën default. Rënia e Greqisë përbën një kërcënim real për të gjithë eurozonën.
Sot pritet një vendim tjetër i qeverisë greke. Fqinjëve tanë të jugut do t’u duhet të shtrëngojnë rripin edhe më shumë. Ndryshe, nuk mund të binden financuesit ndërkombëtarë, që të derdhin dhe 8 miliardë euro të tjera në arkën e shtretuar të qeverisë. Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, emri i të cilit është i paracaktuar të hyjë në histori, sidoqë të vejë puna (është kryenegociatori me ata që kanë në dorë ta shpëtojnë vendin e tij), ka folur për orë të tëra në telefon me Brukselin, me FMN-në, me bankat e mëdha, dhe mbi bazën e premtimeve të tyre, që kanë ardhur si pasojë e premtimeve të vetë ministrit, do të paraqesë sot pasdite në mbledhjen e qeverisë propozime për masa të tjera të dhimbshme.
Askush nuk e di se si do të jetë reagimi i tregjeve e bursave ndaj masave që do merren sot, e ç’është më e keqja, askush nuk e di, pavarësisht se cilat do jenë këto masa të qeverisë greke, nëse Greqia do t’u ikë morsave të falimentimit apo jo.
Re.Pu.
Add new comment