Thesari nënujor i zbuluar nga Putini? Gjithçka e sajuar

Postuar në 10 Tetor, 2011 02:34

Një video e kryeministrit rus Vladimitr Putin duke u zhytur në det me pajisje speciale dhe më pas duke u shndërruar në zbulues të një thesari nënujor është e gjitha një sajesë. Kështu shkruan gazeta The New York Times, e cila ka zbuluar se ishin njerëzit e stafit të kryeminstrit rus që morën një thesar arkeologjik të zbuluar më parë dhe e vendosën në ujë në mënyrë që bosi i tyre “ta zbulonte”. Kjo nuk është hera e parë që Putini është përpjekur të shfaqet si ‘madhështor’ duke vënë në skenë akte false për të habitur nënshtetasit e tij. Putin më 8 gusht të këtij viti publikoi një video, në të cilën ai, në rolin e zhytësit, zbuloi një thesar arkeologjik nënujor. Problemi është se Putin u zhyt vetëm 6 metra në thellësi dhe nuk zbuloi asgjë. Sekretari i shtypit i Putinit thotë se kryeministri nuk ka një zyrë PR-i, por “të shumtën e kohës i mendon vetë këto gjëra”. Sa i takon ‘zhytjes’ së fundit, Sekretari i shtypit pohon se “kjo është krejtësisht normale dhe nuk mund të jetë një pretekst për gëzime të liga”. Ai e pranon se objektet ‘e zbuluara’ prej shefit të tij u vendosën atje para se ai të kryente ‘zhytjen’.

H. B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.