Haxhinasto merr në mbrojtje abetaren “e medvegjizuar”

Postuar në 10 Tetor, 2011 04:30

Më në fund kemi një zyrtar të lartë të shtetit tonë që shprehet lidhur me abetaren e gjuhës shqipe “të medvegjizuar”, dmth të zhveshur prej simboleve kombëtare mbi bazën e një kërkese të bërë nga pala serbe, e të vënë si kusht për të pranuar idenë e abetares në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc. Është fjala për Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, i cili i ka dhënë një intervistë agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, dhe në të ai ka pohuar se gjithçka është vendosur me aktorët lokalë që kanë një mandat për të folur e për të vendosur në emër të qytetarëve.

“Ne ishim përballë dy opcionesh: ose të kishim këtë abetare që kemi, ose të mos kishim abetare fare”, thotë në thelb ministri, duke lënë pa shpjeguar se pse është dashur të diskutojnë mbi dy opcione. Ose me fjalë të tjera, pse është dashur të merret në konsideratë opcioni “që fëmijët të mbeten fare pa abetare”? Pyetja e dytë që mbetet pa përgjigje në intervistën e ministrit është: ç’të keqe kanë simbolet kombëtare shqiptare, apo simbolet kombëtare në përgjithësi? Pse u dashka që simbolet kombëtare të shihen si bartëse të shovinizmit, në një kohë që janë thjesht bartëse të identitetit?

E.G.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>Nese do te kisha mundesi, do te thosha qe dikujt duhet t&#39;i dale ne mbrojtje ministrit, sa po e gjetur ndonje gje e keqe. Sepse ta do mendja qe palaço te tille do te duhet te mbroheshin nga gjindja, t&#39;ja kishin friken asaj. Por gjindja nuk indinjohet, ndersa ata qe indinjihoen jane shume te civilizuar per te vepruar ne menyre harbute, menyre qe ministri do ta meritonte ne fund te fundit se bashku me shpuren e tij te shpifur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.