Brukseli: Serbia është ok, nëse njeh Kosovën

U duk, ose të paktën u besua nga shumëkush, se Serbia, me të dorëzuar në Hagë dy të dyshurarit e mëdhenj për krime të lufte (të fundit), do ta kishte të shtruar rrugën për në BE. Në fakt, të dyshuarit për krime lufte që shëtisnin të lirë në territorin serb ishin një pengesë absolute në procesin e afrimit në BE, por arrestimi i tyre nuk don të thotë afrim automatik me klubin e Brukselit. Ka dhe pengesa të tjera. Së pari, ka një numër standardesh, si në rastin e Shqipërisë, që duhen përmbushur. Serbët sigurisht nuk kanë problemet tona (ata votojnë normalisht, fjala vjen), por kanë probleme me ndërtimin e institucioneve të pavarura e eficiente, me luftën kundër korrupsionit, etj. Dhe duhet thënë se serbët i kanë përmbushur në mënyrë optimale këto standarde. Po të ishte për këto, kish për ta marrë statusin. Progresi i tyre në terma të demokracisë e të shtetit ligjor njihej dhe vlerësohej në raportin e KE-së.
Problemi i vetëm serioz i Serbisë quhet Kosovë. Beogradi mund ta marrë shumë shpejt këtë status që po kërkon me kusht që “të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën” e pasi të japë prova se “është përfshirë në një dialog me Kosovën”. Ky ishte sinjali që Brukseli i dha klasës politike, dhe shoqërisë, serbe.
E.G.
Add new comment