Përkujtohet Migjeni .... edhe me polemika

Sot është 100 vjetori i lindjes së poetit Millosh Gjergj Nikolla, alias Migjeni. Ka pasur një vibrim intelektual e akademik të vetvetishëm me këtë rast. Do të publikohen shumë shpejt dy libra mbi Migjenin, dhe autorët nuk janë dosido. Është fjala për Alfred Uçin e Nasho Jorgaqin. Nga ana tjetër, në shtypin e sotëm bien në sy një numër shkrimesh, që i kushtohen kësaj dite, si ai i Kristaq Jorgos në Shekulli apo ai i Ardian Ndrecës në Mapo. Dje ish një shkrim i Preç Zogajt, në të cilin ai shpreh habinë që Shkodra nuk është kujtuar hiç për këtë ditë, dhe që viti 2011 nuk është shpallur si viti “Migjeni”, gjë që është bërë për emra të tjerë të letërsisë e të kulturës shqiptare, si Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Ismail Kadare, etj.
Sot, në panorama, Zogajt i përgjigjej ministri i kulturës Aldo Bumçi, duke numëruar veprimtaritë e organizuara në homazh të Migjenit në këtë përvjetor të rëndësishëm të lindjes. Artikulli i ministrit ka një natyrë të fortë polemike. Të bën përshtypje se ai merret gjatë gjithë kohës me shkrimin e Preç Zogajt, por pa përemndur emrin e këtij të fundit. I referohet vazhdimisht si “autori i shkrimit”.
Re.Pu.
Add new comment