Gazetat europiane kundër Berlusconi-t

Silvio, time to go. Silvio, është koha ta lësh këtë punë. Ky ishte titulli i një editoriali në të përditshmen prestigjioze Financial Times, e cila mbulon lajmet mbi biznesin ndërkombëtar. Editoriali, siç është zakon në këtë gazetë, është pa emër, gjë që do të thotë se është një qëndrim që shkon përtej firmës të në gazetari; është një qëndrim i vetë gazetës së “lagjes” londineze të biznesit City, që në një kuptim tjetër është alter ego-ja europiane e gazetës së përtej Atlantikut Wall Street Journal.
Në editorial u bëhet thirrje deputetëve, edhe atyre të maxhorancës, të votojnë kundër Berlusconi-t në votimin e sotëm në parlament, pasi kryeministri Italian është njeriu që pengon reformat strukturale, për të cilat vendi ka nevojë. ”Parlamentarët italianë, në veçanti ata që kontribuan në disfatën e fundit mbi buxhetin në Dhomën e Ulët, duhet t’i japin fund kësaj farse, duhet ta ulin siparin e teatrit që ka luajtur ky politikan plutokrat”, thuhet saktësisht në shkrim. Dhe në fund mbyllet: Italia duhet të shpëtojë sot vetveten, dhe kështu ka për të shpëtuar Europën.
Me të njëjtat tone kanë folur dhe gazetat gjermane, sidomos Bild e Spiegel.
E.G.
Add new comment