Gazmend Oketa: Konflikti Topi-PD është i përkohshëm

Postuar në 22 Tetor, 2011 05:56

Gazmend Oketa thotë për televizionin Oranews, se “në bazë të Statusit të Partisë Demokratike, zoti Topi është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe unë besoj se do të ishte edhe në nderin e PD-së të respektonte së pari statutin, detyrimin statutor”. Më pas Oketa e lë mënjanë “nderin e PD-së”, dhe futet në arsyetime praktike. Sipas tij është e mundur që Topi të rikthehet në partinë e tij, dhe kjo jo vetëm për faktin që statuti e lejon. Konfliktin e këtyre kohëve mes Topit e PD-së ai e sheh si diçka që, në stilin e logjikën e politikës shqiptare, do të harrohet.

“Sado aktuale që duken, këto shigjetime të tilla janë një histori e vjetër e politikës shqiptare, një histori fatkeqësisht 20-vjeçare, që përsëritet në mënyrë ciklike dhe sa herë ka shigjetime të tilla pas një fare kohe, kalohen me një fjali: ‘ishin për konsum politik’, pasi deri në korrik 2012 do të rrjedhin shumë ujëra dhe shumë situata politike do të ndryshojnë”, thotë ai, pa evidentuar një qëndrim të vetin lidhur me këtë pragmatizëm banal, i cili ngrihet mbi llogari politike amorale dhe si pasojë e të cilit armiqtë na u shndërrokan kollaj e pa asnjë problem në miq, e anasjelltas.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.