Policia dje foli për vetvrasje; sot ka dalë që është vrasje

Policia e Durrësit, siç kemi informuar më parë, ka arritur në përfundimin se agjenti i SHISH-it, Isa Çopa, i gjetur i djegur tok me makinën e vet, është vetvrarë. Ja ç’kanë thënë policët, mes të tjerash, disa orë pas ngjarjes: “Rreth orës 16:30 ka shkuar në banesën e motrës së tij ku ka marrë një bidon plastik 5 litërsh që mendohet se ka transportuar me të lëndën djegëse që shërbeu më pas prej tij. Rreth orës 18:30 ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetvrasje”.
Në këtë përfundim pra kanë arritur shpejt e shpejt, e po kaq shpejt kanë njoftuar publikun. Dhe organet e mass-media-s, duke i bërë jehonë këtij njoftimi (është e natyrshme, apo jo?), folën njëra pas tjetrës për një pistë kryesore vetvrasjeje. Ndërsa sot, që të gjithë flasin për pistën e vrasjes. Policia nuk ka folur më. Policia ka qenë në pritje të ekspertizës përfundimtare të mjekësisë ligjore, dhe mbi bazën e këtyre përfundimeve do të na flasin me siguri për vrasje. Pse vallë nuk pritën qysh dje fjalën e Mjekësisë Ligjore? Dhe pyetja tjetër që nuk para bëhet këtejpari: Pse vallë është policia ajo që interpreton publikisht e njofton po publikisht rezultatet e hetimit mbi krime të kryera? A nuk është ky një tagër i Prokurorisë?
E.G.
Comments
"Prokuroria ushtron ndjekjen

"Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe perfaqson akuzen ne emer te shtetit." (neni 148/1) dhe "Prokurori i Pergjitheshem informon here pas here Kuvendin per gjendjen e kriminalitetit."(neni 149/4), sanksionon Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Dhe si e tille eshte Prokuroria organi i vetem qe mund dhe duhet te prononcohet per hetimin, si pergjigje ndaj interesimit dhe ndjeshmerise se publikut, vecanerisht ne ngjarje te renda si ngjarja ne fjale.

Por jo! Rendom shohim zedheneset buzagaz te Policise se Shtetit, qe lexojne, pa kuptuar ato vete asnje fjale, deklarime me versione policore te ngjarjes, dhe po rendom Ministrin e Brendeshem qe interpelon ne Kuvend per gjendjen e kriminalitetit ne vend (nje zot e di pse e ben kete, kur nje gje e tille nuk eshte detyrim kushtetues per te por per Prokurorine e Pergjitheshme) dhe shpalos versione policore me citime shabllone: "jemi afer dokumentimit te ngjarjes", "identifikuam autoret e ngjarjes" etj etj, ndersa Prokuroria ne asnje nivel te saj pothuajse nuk ka asnje prononcim.

Kjo ndodh sepse ne kete vend Prokurorine nuk e njeh kush, kjo sa per arogancen e pushtetit sa edhe per paftesine, jo profesionale por njerrezore, te Prokuroreve te cilet nuk procedojne penalisht asnje te "forte policie" qe del ne deklarime "si kerriçi para gomarit"!!!

E çmund te presesh nga nje institucion si Prokuroria jone, te ciles nje polic si Sajmir Muca qe edhe pse Drejtor Policie per Tiranen, prapseprape eshte nje "hiç" para Prokurorit me te rendomte te ketij qarku gjyqesor, i thote: "s'me do trapi te zbatoj urdherat e tua", e Prokurori i rrethit gjyqesor Tirane te mos guxoje sepaku te filloje ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ketij karragjozi polic, jo me te urdheroje ndalimin e tij!!!!

Investigoni dhe ka per tu dale, se versioni i vetevrasjes doli pas aritjes ne Durres te "kryehetuesit te shekullit" Agron Kuliçit dora vete, apo ndonje qe ne Drejtorine e Pergjitheshme njihet si Kulishi i tij!!!

Meqe ra fjala, pse nuk i kerkon redaksia juaj ketij personi te beje publike nese ka bere ndonje Ndalim, Kontroll personal apo çfaredo akti procedurial te policise gjyqesore, gjate karrieres se tij!!!!

Nuk do tu ktheje pergjigje per nje fakt fare te thjeshte, jo vetem nuk i ka bere asnjehere, afermendsh nuk beheshin duke hapur e mbyllur deren e makines se Liut, por as nuk ka idene se çfare jane!!!!!

E kuptoj poziten e atyre specialisteve te shkelqyer te policise, te cilet jo per faj te tyre jane vartes te nje njeriu qe se lidh asnje gje me policine jo me me hetimin e krimit.

Me dhimbje do tu kujtoj, atyre, fjalet e nje ish-polici qe per raste si fenomeni Kuliçi thoshte: "qofshim si na dine, e mos qofshim si jemi"!!!!!!!

Add new comment