‘E pashë bashkëshorten dhe vajzën duke vdekur nga e njëjta sëmundje’

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:12

Aktori i njohur holivudian, Pierce Brosnan, ka treguar historinë e tij të dhimbshme, e cila siç thekson vetë aktori ia ka copëtuar zemrën. Ai ka zbuluar se si është ballafaquar me vdekjen e vajzës dhe bashkëshortes së tij, të cilat kanë ndërruar jetë nga e njëjta sëmundje

Gjatë aksionit humanitar i cili u mbajt të premten e kaluar në Los Angeles, aktori i njohur hollywoodian, Pierce Brosnan, i ka përlotur të gjithë të pranishmit kur ka treguar se nëpër çfarë ferri ka kaluar, fillimisht kur bashkëshortja e tij Kasandra vdiq nga kanceri i vezoreve, ndërsa vetëm një vit më parë edhe vajza Sharlot nga po e njëjta sëmundje.

Të ju kujtojmë, bashkëshortja e parë e Pierce, Kasandar Harris, ka vdekur në vitin 1991 në moshën 43 vjeçe, ndërsa vajzën e saj Sharlot dhe djalin Cristofer, aktori i ka birësuar në vitin 1986, pas vdekjes së babait ët tyre biologjik.

“Kur shihni njerëzit tuaj të dashur duke vuajtur dhe duke i ‘ngrënë’ kjo sëmundje e pa shpresë, dhimbja bëhet pjesë e pashlyeshme e psikikës tuaj. I kam mbajtur duart e bashkëshortes time të mrekullueshme, të dashur e të fortë, derisa sëmundja ma mori përgjithmonë”, ka thënë Brosnan, i cili gjatë xhirimit të filmit ‘Novembar Man’ e përjetoi edhe një tragjedi familjare, kësaj radhe me vajzën e vet.

“Vitin e kaluar, kam mbajtur dorën e vajzës sime të jashtëzakonshme e cila ishte plot jetë. Por edhe ajo shkoi, e ‘hëngri’ kjo sëmundje e rëndë e trashëguese”, ka thënë aktori i njohur i cili shumë kolegëve nga Hollywoodi i është përgjigjur pozitivisht në mbledhjen e të hollave për luftën kundër kancerit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.