Fundi i bojkotit dhe ndërkombëtarët

Është e lehtë për t’u thënë aposteriori, se bojkotimi i parlamentit nga ana e Partisë Socialiste nuk ka qenë një zgjedhje inteligjente dhe e frutshme. Shumëkush këtu brenda e ka mbështetur atë bojkot, duke vënë në plan të parë pasionin demokratik e shqetësimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por bojkotimi i zgjatur, i kombinuar me beteja të forta extra-parlamenetare, e ka lënë opozitën atëmot pa mbështetje ndërkombëtare.
Punët kanë ndryshuar, tanimë. Vendimi i opozitës për t’u futur në parlament po i bën të huajt të ndalen tek qeveria. Edhe socialistët e kontinentit, që kishin mbetur ligsht nga bojkotimi në Tiranë, tani kanë gojë për të folur; e për të folur vënçe. Martin Schultz, një nga socialistët më të njohur europianë, thosh dje në një intervistë për Top-channel-in gjëra që pak muaj më parë nuk mund të përfytyroheshin të dilnin nga goja e tij, si “ne kemi kritere dhe, me këtë qeveri në detyrë, Shqipëria dështoi që të plotësonte kriteret”, “opozita nuk qeveris, është qeveria ajo që qeveris, ndaj i takon qeverisë që të marrë përsipër përgjegjësitë”, “unë nuk kam qenë gjithmonë dakort me lidershipin e partisë, por përshtypja ime është se pasi socialistët u kthyen në Parlament, platforma tashmë ndodhet aty, gati për t’u diskutuar dhe u takon kryetarëve të partive qeverisëse që të përgjigjen”, “një gjë është mëse e qartë në sytë e mi dhe bazuar në eksperiencën time se qeveria në detyrë nuk ka më shumicën e vendit dhe për këtë arsye, zgjedhjet e ardhshme do të çojnë vendin drejt një ndryshimi”.
Në këtë intervistë, pjesa interesante është një tjetër, ajo ku ai flet për pikëpyetje të mëdha që kanë mbetur pa përgjigje lidhur me Ilir Metën”, me të cilin ka bashkëpunuar në forumet e Internacionales Socialiste: “Ka shumë gjëra që nuk janë qartësuar ende dhe unë nuk kam njohuri më të thella për sfondin e tyre. Unë mund të shoh vetëm faktet, atë çfarë lexoj në gazeta dhe atë që më është raportuar mua, çfarë sjell ngritjen e më shumë pyetjeve në vend të përgjigjeve. Unë nuk jam gjykatës. Nga një zëvendëskryeministër, apo një kryetar partie, e veçanërisht nga një koleg me të cilin bashkëpunoj prej një kohe të gjatë, unë pres që gjithçka të bëhet e qartë.”
E.G.
Comments
Top -Kanali i dha nje

Top -Kanali i dha nje hapesire dhe rendesi te madhe Martin Schulz.Shumica e shqiptareve tashme e dine se c'fare do te thote Martin Schulz apo Jozef Daul.I pari tek Top-Kanali, i dyti te Klani.Nuk ka asgje interesante apo intriguese.Te dy mbrojne linjat ideologjike te tyret. E majta me shume se me shume eshte ideologji.Per shumicen e shqiptareve ishte rutine dhe ne llogoren e Partise intervista e M.Schulz-it.As rastesi apo e çuditshme nuk eshte qe ka nje perputhje te plote mes Martin Schulz,Ambasadorit danez dhe Top-Kana.

Jakup, Ndryshe nga PPE-ja qe

Jakup, Ndryshe nga PPE-ja qe ka mbrojtur pothuajse pa doreza qeverine, mbeshtejta Nderkombetare per Socialistet ka qene me dyzuar, p.sh Shulz ka folur shume rrale dhe me teper ka folur Swoboda, n/kryetari edhe ai jo krejt qarte. kete here ky po flet shume qarte, mendoj se pergjithesiht jo vetem pas bojkotit, por vecanesrisht pas zgjehjeve ne Tirane, nderkombetaret kane ndryshuar shume, mendoj se thjesht kuptuan ate qe ne e dime te gjithe por per disa eshte e rendesishme per disa jo. Kjo qeveri te vjedh voten...., pra beteja e opozites e kishte nje sens, nuk rrihte uje ne havan.

Nje nder pikat ku Ps-ja

Nje nder pikat ku Ps-ja kishte avantazh ndaj Pd-se ishte pikerisht ai nderkombetar.

Ne keto dy vite, ka rene ndjeshem, mbeshtetja nderkombetare qe kishte Ps-ja, por edhe Pd-ja nuk diti ta shfrytezonte ne maksimum kete shans.

Aktualisht po shohim shkendija qe Ps po rekuperon, megjithate drita ne fund te tunelit eshte akoma larg nese nuk voton edhe ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne parlament.

Po ta shoqerosh edhe me keto politikat sociale te munguara qe vertet mese fundi po degjojme , siç jane disa propozime per ulje taksash apo per perkrahje te fshatit, besoj se Ps eshte ne rrugen e duhur. Shpresoj.

Add new comment