Pranga lesbikeve, u puthën gjatë predikimit.

Dy vajza u arrestuan pasi u kapën duke u puthur gjatë një predikimi në Sao Sebastiao, në rajonin verior të Sao Paulo-s.
Pastori Marco Feliciano, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit federal për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Dhomën e Deputetëve, ndërpreu predikimin e tij, për të kërkuar nga policia arrestimin e dy vajzave.
"Ato duhet të dalin nga këtu me pranga në duar. Është e kotë që ikin, policia do t’i kapë. Kjo nuk është një shtëpi publike, është shtëpia e Perëndisë", u shpreh Feliciano.
Ky u quajt një gjest tepër i pavend për një takim, në të cilin flitej për Zotin, ndaj dhe dy vajzat u arrestuan menjëherë për këtë veprim në publik.
Add new comment