Berlusconi në The Atlantic: Unë kryeministër? Jo, kurrë më.

Berlusconi është ribërë i gjallë. Por jo si protagonist politik. Po bëhet i gjallë si ish. Në fillim dha një intervistë për Financial Times, ku deklaroi qartë e prerë se nuk është më i interesuar të jetë kryeministër i Italisë. Pas kësaj, jep një intervistë tjetër në të përmuajshmen amerikane The Atlantic. Kemi veçuar disa thënie të tij nga kjo e fundit:
-T’u kërkoj falje italianëve lidhur me historitë e mija me sfond seksual? Më vjen keq, por nuk ka se pse. E gjithë ajo që kam bërë ka qenë normale e legjitime.
-Nuk jam një playboy, jam një playman.
-Pse nuk arrita të bëhesha Thatcher-i i Italisë? Është faji im që s’kam mundur të kandis 51% të italianëve të votojnë për mua; por është dhe faji i italianëve që ua kanë dhënë votën partive të vogla. Koalicionet nuk të lejojnë të qeverisësh; koalicionet të tredhin.
-Nuk do të mëtoj më të bëhem kryeministër. Do të mbështes Angelino Alfano-n. Unë do të mbetem aty, si ati themeleus i partisë.
-Jam i lumtur me veten. 1/3 e italianëve më duan sa s’ka ku të shkojë. Kur hyj në restorant, të gjithë më çohen në këmbë e më paguajnë drekën apo darkën.
-Kam takuar më shumë mosmirënjohës e xhambazë në politikë se sa në botën e biznesit.
-Më kanë akuzuar për gjithçka. Vetëm gay nuk më kanë bërë. Dhe të kuptohemi, nuk kam asgjë me gay-të. Përkundrazi, nëse ka shumë gay, do të thotë se ka më pak konkurencë me femrat.
Re.Pu.
Add new comment