Beyonce bëhet fotografe e familjes

Postuar në 08 Tetor, 2014 09:18

Familja e famshme Carter ka bërë turin e pushimeve në Paris për gati një javë.

Këtë të premte Beyonce, Jay Z dhe vajza e tyre 2 vjeçare Blue Ivy kanë shëtitur në qytetin e dashurisë në muzeumin Louvre.

Këngëtarja është parë me një aparat në duar teksa fotografonte familjen e saj dhe bukuritë e qytetit.
E veshur me të zeza dhe një kapele në kokë, Beyonce dukej e mrekullueshme në rolin e një nënë dhe bashkëshorteje të përkushtuar.

Çifti sapo ka mbyllur turin muzikor “On the run”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.