I përplas makinën dhe i lë një letër

Postuar në 10 Tetor, 2014 08:30

Pas një dite të lodhshme pune, një grua do të duhej të përballej edhe me dëmtimin e makinës së saj, që një person i kishte shkaktuar gjatë parkimit.

Eliza Houghton, prezantuese në një radio në Melbourne, u rikthye vonë pas pune për të marrë makinën e saj në stacionin e trenit, por aty gjeti një surprizë të dyfishtë. Përveç se e gjeti makinën e saj të përplasur, asaj i kishin lënë edhe një letër me një shënim ku shkruhej:

“Më vjen keq, nuk kam siguracion. Duhet ta paguash vetë dëmin e makinës, sepse dukesh që je mjaftueshëm e pasur”.

Ky shënim ka habitur Elizën e cila, deklaroi se makina e saj tip “Hyundai Getz” nuk tregon aspak se ajo është e pasur. Në vend që të linin një shënim për të shprehur keqardhjen, ajo gjeti një shënim “fyes”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.