Do na shpëtonte "mbikqyrja elektronike" nga ndonjë prej këtyre krimeve pa fund?

Postuar në 15 Gusht, 2012 09:46

Një vrasje tjetër është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në vijim të një gushti përgjatë të cilit nuk kanë të sosur të vrarët nga krimi dhe aksidentet. Viktima e këtij krimi të ri është një 35 vjeçar me emrin Gentian Beqiri (viktima njihej edhe me një emër tjetër sipas sajteve online të gazetave). Ai ishte i dënuar me ‘arrest shtëpie’ dhe si rregull ruhej nga një togë policie. (hera e dytë që vritet dikush nën arrest shtëpie, pas Arjan Selimit, edhe ky me dy emra). Atentati ka sjellë më pas edhe një tjetër viktimë. Babai i Gentianit ka gjetur vdekjen në spital si pasojë e një infarkti. Ai ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të të birit dhe ka pësuar tronditje.
Komiteti i Helsinkit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes duke e quajtur me të drejtë një rast flagrant i paaftësisë së shtetit dhe policisë. Në reagim thuhet edhe që “Duke marrë shkas nga ky rast, KShH e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se në dhjetor 2011 është miratuar ligji “Për mbikqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendime gjyqësore”. Kjo mbikqyrje zbatohet edhe në rastet e arrestit të shtëpisë. Theksojmë se ligji ka hyrë në fuqi në 1 Prill 2012”.
Mirë do ishte, po a thua do ta ndalonte “mbikëqyrja elektronike” (një mekanizëm që vendoset në trupin e personit nën arrest shtëpie dhe lëshon sinjale për lëvizjet e tij) këtë vrasje? Nuk i mbrojnë dot me policë 'fizikisht të pranishëm', si do t'i mbrojnë me 'policë në distancë'? Ngjan paksa me atë idenë që numërimi "elektronik" do na shpëtojë nga vjedhja ("njerëzore") e votave.
(A.N.)

Comments

Submitted by L6 (not verified) on

Po Po shikoni enderra me sy hapur per "mbikqyrje elektronike" ne nje kohe qe nuk ka as korent, uje qe jane me elementaret... ato do ti vendosi vetem lartmadheria e tij Sali Berisha per te ndjekur hap pas hapi kundershtaret e tij.

Submitted by biometri (not verified) on

ore ca muhabeti bejne keta me "elektronika" e traplliqe te tilla? Policia eshte bande per vete more, bande me Sali banditin ne krye qe i vriten njerez perdite dhe e ka mendjen te merret me breket e Edi Rames.  Nuk e kanë mbrojtur policët që kanë qenë fizikisht të pranishëm, si do ta mbronin policët në distancë, pse nuk e ka demin nga briret kjo Helsinki dhe cilado ojf tjeter, pse gjithmon me arra n egoje keta?

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk e kanë mbrojtur policët që kanë qenë fizikisht të pranishëm, si do ta mbronin policët në distancë?

Nuk e kane mbrojtur pasi nuk kane qene prezent dhe ne detyre policet qe duhet ta ruanin.

Merr informacione te sakta para se te marresh mundimin te kritosh nga pas kompjuterit. Gjithnje e ne renie cilesie e artikujve tek Res Publica.

Submitted by erindi qe merr hak (not verified) on

O Anonimo, policet ne Elbasan kane qene aty zotni, dhe gjithe qyteti zien. Vrasesit u kane thene "jemi shoke te Gentit" dhe ata fare policash me ndonje 2 mij leksh ne dore, i kane lene te hyjne brenda ne shpi.  Provoje njeher t ruhesh me polici shqiptare. Prezent jo prezent per ta je i vdekur o vlla, ku dine ata sens pergjegjesie e muhabete te tjera. Lere tani se ketu ka marre fund cdo gje, mos na trego ishin policat s ishin policat se nuk ben asnje diference. Ai qe do te te vrase, te vret ketu pa ja ber syri terr as nga policia as nga Saleria

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.