Kush është Nakoula Basseley, regjisori i filmit famëkeq që trazoi botën myslimane, tashmë në burg në ShBA.

Postuar në 29 Shtator, 2012 12:14

Nakoula Basseley Nakoula, regjisori egjiptian kopt e që dyshohet si përgjegjës për prodhimin e filmit "Pafajësia e Muslimanëve", që ngjalli një valë protestash të dhunshme në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, është futur në burg pa të enjten. Ai do të mbetet atje deri në një seancë të re ku do të vendoset nëse ai ka shkelur apo jo kushtet e lirimit me kusht të tij.

I arrestuar më 2010, Nakoula nuk pranoi asnjë nga akuzat për mashtrime. Pas një procesi të gjatë 21-mujor ku ai u mbajt në burg federal, ai u lirua me kusht dhe urdhërua të paguajë dëmshpërblim në shumën 790.000 $ di dhe iu ndaluar përdorimi i kompjuterëve apo internetit për një periudhë pesë-vjeçare, përveç rastit kur mund t’i jepej autorizim nga oficeri ëq kontrollonte lirimin e tij me kusht.

Por pjesëmarrja e tij në filmin famëkeq, që, sipas The New York Times, ngjyros profetin Muhamed si "një fëmijë me prindër të panjohur, një klloun, një feminist, homoseksual, një ngacmues fëmijësh dhe një të babëzitur", mund të konsiderohet një shkelje e lirisë me kusht.

Filmi, fragmente të cilat mund të gjenden në Youtube, ka shkaktuar protesta në mbarë globin, në vende si Libia, Sudani, Pakistani, Afganistani, Jemeni, Greqia dhe Filipinet - shumë prej të cilave rezultuan në viktima.Nakoula, 55 vjeç, është një ish-pronar pike nafte që ka qenë dhe më parë i dënuar për prodhim ilegal methamphetamine. Ai ka dhe një dënim të mëparshëm për mashtrim bankar, që dyshohet ti ketë kryer me një varg të pseudonimesh. "Kur jus hkoni për të marrë paratë nga banka, e gjnei llogarinë tuaj bosh, sepse janë tërhequr nga një tjetër", një avokat i akuzës i tha Associated Press.

Nakoula mendohet se me forma të ngjashme e ka financuar dhe "Pafajësinë e muslimanëve”. Prokurorët besojnë se ai e ngarkoi filmin në YouTube, nën pseudonimin Sam Bacile. Pasi filmi doli, Bacile gjoja foli për shtypin dhe mori kredi për filmin, duke e quajtur Islamin një "kancer". Por, sipas Associated Press, Bacile nuk ekziston dhe prokurorët amerikanë kanë dyshime të forta se njeriu i vërtetë pas filmit është Nakoula.

k.c.

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Filmi ishte prodhim çifut, s&#39;na e mbushni mendjen me genjeshtra tashi. çik vone.</p>

Submitted by Leno (not verified) on

<p>o Anonim, sa i urreni hebrenjte!!!! Mbani arabet tuaj... Jeni plot paragjykime, plot lakra ne koke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.