Pussy Riot: Apeli në Moskë liron 1 nga vajzat kundërshtare të Putinit për të përçarë grupin

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:24

Gjyqi në Apel po pritej nga e tërë bota perëndimore e shqetësuar për lirinë e një grupi këngëtaresh të burgosura e të dënuara se kishin kënduar një këngë kundër Putinit në një kishë ortodokse. Dënimi është pezulluar për njërën nga vajzat e grupit punk, por dy të tjerat do të përfundojnë dënimin 2 vjeçar në burg. Gazetarja e Guardian, Natalia Antonova, beson se kjo lëvizje u bë me urdhër nga lart për t’i përçarë vajzat.

Yekaterina Samutsevich, më e vjetra nga tre vajzat (30 vjeç), u lirua vetëm me 6 muajt e paraburgimit, pasi u gjet fajtore për “huliganizmëm të motivuar nga urrejtja fetare” në gusht. Një panel prej tre gjykatësish pranoi argumentin e avokatit të Samutsevich se ajo nuk kishte marrë pjesë plotësisht në "lutjen punk" kundër Putin në një katedrale në Moskë.

"Unë kam humbur të gjitha shpresat në gjykatat ruse," tha Alyokhina nga brenda një kafazi xhami. "Por unë dua të përsëris për herë të fundit, sepse ndoshta nuk do kemi shans tjetër, motivet e asaj që bëmë. Të nderuar besimtarë, ne nuk deshëm t’ju fyejmë", raporton The Guardian.

"Ne nuk kemi pasur kurrë ndonjë urrejtje fetare," tha Tolokonnikova. “Performanca e bendit ishte politike dhe jo fetare Në këtë dhe në protestat e mëparshme ne kemi vepruar kundër qeverisë aktuale të presidentit, si dhe kundër Kishës Ortodokse Ruse, që po vepron si një institucion i qeverisë ruse. Pikërisht për shkak të kësaj, unë nuk e konsideroj se kam kryer një krim." Patriarku Rus e kishte shpallur fitoren e Putinit për mandatin e 3-të si President si ‘vullneti i Zotit’ sipas The Independent.

Rasti kundër Pussy Riot ka vënë në pah se ç’të ndodh në Rusi nëse kritikon Vladimir Putin. Në një dokumentar të transmetuar të dielën, Putin tha se tre vajzat "morën atë që kërkuan ".

Çuditërisht, ndërsa në Perëndim intelektualët, këngëtarë e artistë e figura politike u ngritën për të mbrojtur grupin që po dënohej për lirinë e shprehjes, që nga Lindja e Mesme e deri në Kinë asnjë zë nuk u dëgjua.

Ne.su.

 

Për më shumë:

http://respublica.al/artikuj/2012/08/18/denohen-vajzat-e-pussy-riot-dhe-...

http://respublica.al/artikuj/2012/09/15/medvedev-i-fal-personalisht-puss...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.